Persona të armatosur kanë hapur zjarr në një paradë ushtarake iraniane në qytetin jugperëndimor të Ahvaz-it ku janë vrarë disa persona, përfshi civilë, dhe duke plagosur të paktën 20 të tjerë, raporton media shtetërore.

Sulmuesit qëlluan nga një park afër paradës, dhe kishin veshur uniformë ushtarake, raportojnë mediat. Televizioni shtetëror thotë se militantët islamikë qëndrojnë pas sulmit. Irani po feston përvjetorin e fillimit të luftës 8-vjeçare me Irakun, dhe disa parada po zhvillohen përgjatë vendit./tch/rt/ruptly