Për ekonominë, por edhe për Marrëveshjen e Prespës, nga partia opozitare Demokracia e Re drejtojnë kritika ndaj Qeverisë, në reagimin për aktivitetet e kryeministrit grek Aleksis Cipras në Panairin Ndërkombëtar në Selanik.
Zëdhënësja e partisë më të madhe opozitare greke dhe eurodeputete Maria Spiraki i bëri thirrje Ciprasit të shpall zgjedhje “që populli ta prishë marrëveshjen”.
“Në lidhje me çështjen e Shkupit, në vend se të pyes çfarë do të bëjë Demokracia e Re nëse e ratifikon marrëveshjen ai vet dhe partnerët e tij të cilët i ka në dispozicion, le ta bëjnë atë që nënkuptohet. Zgjedhje tani që qytetarët të prishin marrëveshjen nëpërmjet votimit”, thotë Maria Spiraki.
Nga Demokracia e Re, paraprakisht, duke e komentuar pres konferencën e Cipras thanë se ai “kishte guxim që nga fillimi ta mbështesë marrëveshjen, e cila Shkupit ia jep “shtetësinë maqedonase” dhe “gjuhën maqedonase”, ndërsa të cilën e refuzojnë shumica e grekëve.
Siç raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, nga kabineti i Cipras i komentojnë qëndrimet e Demokracisë së Re, ndërsa në lidhje me çështjen e emrit dhe Marrëveshjen e Prespës, e përsërisin atë që dje e tha kryeministri në pres konferencë, se Micotakis “nuk ka guxim të tregojë se do të prishë Marrëveshjen e Prespës” dhe tjetër flet në brendi të vendit, ndërsa tjetër jashtë vendit.