Referendumi është forma më e rëndësishme e demokracisë. Qytetarët vendosin dhe vota e tyre është e fundit dhe duhet të respektohet. Obligim qytetar është të marrim pjesë në ndërtimin e ardhmërisë së Maqedonisë dhe për këtë më 30 shtator të dalim në referendum dhe të votojmë PËR  Maqedoni Evropiane, porositi zëvendëskryetari i LSDM-së dhe ministër i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot në takimet me qytetarët nga komuna e Radovishit.

Spasovski në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë foli edhe për përfitimet nga hyrja në BE dhe NATO, ndërsa nga qytetarët e Radovishit kërkoi të tregojnë përgjegjësi dhe vetë më 30 shtator të vendosin për ardhmërinë e tyre por edhe të gjeneratave të ardhshme.

Спасовски пазарџии Радовиш

Pas takimit me qytetarë, Spasovski sot pasdite do të merr pjesë në tribunë e hapur me qytetarët e Radovishit.