Ekstremizmi i dhunshëm si problem global, i ndërlidhur me fenomenin relativisht më të ri – gjuhën e urrejtjes, intensifikimi i tij para referendumit të ardhshëm, si dhe zgjidhjet e problemit, ishin temat e diskutimit të sotëm mes ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, përfaqësuesve të asociacionit “Civil” dhe koordinatorit nacional për luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm Borçe Petrovski.

“Biseduam edhe për prononcimin e ardhshëm civil në referendum dhe rëndësinë për sigurimin e ambientit të qetë, të civilizuar, të çliruar nga çdo formë e kërcënimeve dhe urrejtjes, që do të mund të përkojnë me pasoja të lirisë dhe vullnetin e lirë të çdo qytetari tonë gjatë prononcimit të ardhshëm”, theksoi Spasovski.

Ai theksoi se kjo paraqet edhe një dëshmi për vendosshmërinë e tyre që së bashku me qytetarët të veprojnë, si në mënyrë parandaluese, ashtu edhe në krijimin e ideve, koncepteve, dhe programeve, të cilat do të sjellin deri në  zgjidhje optimale për të gjitha problemet në shoqërinë e Maqedonisë.

Xhabir Deralla, kryetar i “Civil” theksoi se në gjuhën e urrejtjes nuk guxon të kundërpërgjigjet me gjuhë të urrejtjes në asnjë rast, e akoma më pak me dhunë.

Ai bëri apel që kjo do të bëhet pjesë e përditshmërisë, duke filluar prej sot.

Kërkoi që qytetarët të përmbahen nga gjuha e urrejtjes, sepse kjo mund të sjellë deri në probleme të mëtutjeshme dhe obstruksion  të së drejtës fundamentale, të drejtën e votës.

Ai i bëri thirrje Prokurorisë themelore publik që të veprojë në të gjitha rastet, në të cilat do të vërehet gjuha e urrejtjes, e sidomos për frikësimin dhe dhunën kundër atyre që dëshirojnë të shprehen lirshëm në referendum, siç theksoi “pro” apo “kundër” nuk ka rëndësi.

Spasovski dhe Deralla konkluduan se MPB-ja dhe “Civil” kanë bashkëpunim të shkëlqyer, që në të ardhmen do të thellohet.