Bazë për dëmshpërblim, sipas Ligjit të procedurës penale merret dëmi shpirtëror i një ish të burgosuri padrejtësisht. Sipas ekspertëve kjo është dëshmi e mjaftueshme për marrëveshje dëmshpërblimi mes Ministrisë së Drejtësisë dhe ish të dënuarve për rastin Sopoti. Ish gjykatësi Kushtetues, Dane Iliev vlerëson se të dënuarit duhet t’u nënshtrohen ekspertizave, që më pas ata të merren për bazë në procedurë gjyqësore.

Baza për marrëveshje me Ministrinë e Drejtësisë ose padisë në gjyq për dëmshpërblim është vuajtja e përjetuar për shkak të privimit të padrejtë nga liria, paraburgimi ose dënimi me burg. Gjithçka merret parasysh dhe në fakt kjo është dhimbja familjare, shoqërore dhe në karrierë. Sipas asaj që më kujtohet, praktika gjyqësorë funksionon mbi parimin 100 euro për ditë të kaluar në burg si i privuar nga liria apo i dënuar – deklaroi Dane Iliev, Ish gjykatës Kushtetues.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska thekson se dikasteri i saj nuk ka kritere përcaktuese. Sipas saj, që vlera mos të jetë e njëanshme dhe mbi faktin që nuk ka të drejtë ligjore, pala e dëmtuar duhet të drejtohet në gjykatë. Deskoska mohon zërat se për çështje financiare nuk është lidhur marrëveshja me Sopotasit.

Problemi ekziston në faktin që Ministria nuk ka kritere mbi të cilat do të bëhet dëmshpërblimi. Gjyqi është organi kompetent që e përcakton lartësinë e vuajtjes shpirtërore. Bëhet fjalë për dëm jo material dhe duhet ta konstatojë organi përgjegjës, në këtë rast gjyqi, dhe kjo është procedurë e rregullt. E përsëris për këtë lloj dëmshpërblimi, vlera duhet caktuar nga gjyqi. Ministria nuk ka kritere, praktika apo akte ligjore mbi të cilat mund të vërtetohet dëmi. Unë nuk mundem që me të drejtën diskredicionale të lidhë marrëveshje. Për këtë ekziston procedurë standarde dhe i udhëzojmë në gjyq. Mjetet që do t’i caktojë gjykata, ministria do t’i paguajë dhe këtu nuk kemi dilema – tha Renata Deskoska, Ministre e Drejtësisë.

Më 19 mars të këtij viti, ish të dënuarit për rastin Sopoti u liruan nga akuza. Dy muaj më vonë në Ministrinë e Drejtësisë parashtruan kërkesë për dëmshpërblim, ndërsa javën që lamë pas dikasteri i lartpërmendur u referoi që të drejtohen në gjykatë. Vlera e dëmit që 6 nga të dënuarit e kërkojnë arrin në 144 milion denarë.

Adrian Kerimi