Grupi i socialistëve evropianë në Parlamentin Evropian kërkojnë nga Partia Popullore Evropiane, anëtarë të së cilës janë VMRO-DPMNE-ja dhe Demokracia e Re, për t’i bindur partitë si motër për ta mbështetur Marrëveshjen për emrin.

“I bëjmë thirrje opozitës politike nga partitë e EPP-së në dy vendet të tregojnë përgjegjësi dhe ta mbështesin Marrëveshjen”, deklaroi Udo Bulman, shef i socialdemokratëve në PE.

Ai porositi se zgjidhja për emrin do ta hapë perspektivën euroatlantike për IRJM-në dhe do të ndihmojë që të përforcohet paqja dhe stabiliteti në vend dhe në rajon.