Pyetja më e shpeshtë që u bëhet çifteve të reja është “Kur do të bëheni prindër?”. Në shoqërinë ku jetojmë, besohet se fill pas zyrtarizimit të një lidhjeje,martesa e fëmija janë dy hapat që normalizojnë jetën në çift. Pa këto, diçka nuk shkon. Nëse pikërisht kjo gjë ju shqetëson, qetësohuni, shkenca ju del në krahë !

Nuk është e thënë që menjëherë pas disa muajve martesë të bëni një fëmijë, pasi dhe mëmësia ka moshën e saj ideale. Sipas një studimi shkencor nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut, mosha 35 vjeç është mosha e përkryer për t’i dhënë jetë një fëmije. Besohet se shtatzënia pas moshës 30 vjeç është e rrezikshme, por kjo gjë nuk është e vërtetuar, përkundrazi studimet e ndryshme vërtetojnë të kundërtën.

Në këtë kohë, femra ndihet shumë më e vendosur dhe e sigurtë për një hap të tillë.
Kjo gjë ndikon drejtëpërdrejtë në shëndetin mendor të femrës gjithashtu dhe lidhet ngushtë me hormonet. Estrogjeni dhe progesteroni ndikojnë në aftësitë njohëse dhe funksionet e trurit sidomos nëse trupi i femrës përjeton një shtatzëni në moshë të vonë.

Kjo është përgjigjia e duhur që mund t’ju jepni atyre njerëzve që ju vendosin nën presion për diçka që ju përket vetëm juve dhe partnerit.