Zjarri në repartin pranues në burgun e Idrizovës sot pasdite është shuar, deklaroi për MIA-n komandanti i Brigadës për Mbrojtje kundër zjarrit së Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomevski.

Në shuarjen e zjarrit është intervenuar me 12 zjarrfikës dhe me pesë automjete.

Në zjarrin, për të cilin në polici është raportuar rreth orës 14:00, ishte kapluar konstruksioni i kulmit, konfirmoi drejtori i Drejtorisë për kryerje të sanksioneve, Jovica Stojanoviq.

persona të lënduar nuk ka, ndërsa sipas informatave fillestare, shkak për zjarrin është instalacioni i vjetër elektrik.

Personat nga reparti pranues në momentin e zjarrit janë dërguar në hapësira të tjera.