Shtabi i krizës kundër referendumit pret që nga VMRO-DPMNE-ja sot ta gëzojë popullin me vendim të vetëm të drejtë dhe ai është vendim për bojkot dhe mosdalje në referendum, thuhet në kumtesë.

“Në këto momente të vështira për atdheun kur pushteti puçist në Shkup është në tentime dëshpëruese për të prishur gjithçka që është maqedonase, VMRO-DPMNE-ja të qëndrojë në anën e popullit të Maqedonisë, një pjesë e madhe e qytetarëve, maqedonasit jashtë vendit, të cilët nuk do të dalin në referendumin e ardhshëm se nuk dëshirojnë ndryshim të emrit shekullor të Maqedonisë”, citohet në njoftim .

Shtabi i krizës kundër referendumit dhe populli i Maqedonisë, citohet më tej, fuqishëm besojnë se edhe VMRO-DPMNE-ja si parti demokristiane dhe me besim të plotë në Zot, e ndan gatishmërinë tonë të mbesim ata që jemi, të shkohet deri në fund në mbrojtjen e Maqedonisë dhe qytetarëve të Maqedonisë, nga qëllimi qartë i shprehur i pushtetit puçist në Shkup që t’i fshijë maqedonasit.

Në këtë moment, thuhet në kumtesë, duhet të largohen mënjanë interesat e ngushta-partiake dhe të gjitha forcat nacionale dhe patriotike që në mënyrë të drejtë t’i sistemojnë interesat që nënkupton, në vend të parë interesin nacional dhe shtetëror, në vend të dytë interesin partiak dhe madje diku në vend të tretë interesin personal.

“Kjo e keqe që po i ndodh Republikës së Maqedonisë është e njohur. Quhet pushtet puçist në Shkup i cili dëshiron të prishë gjithçka që është maqedonase. Forcat kombëtare dhe partiake kanë për obligim këtë të mos ia lejojnë. Të bashkohemi kundër referendumit, ndërsa pas zgjedhjeve secili le te shkojë me përcaktimet e veta se e vërteta e thjeshtë thotë se nëse prishet shteti të gjithë do të na bllokojë në të!”, citohet në njoftimin e Shtabit të krizës kundër referendumit.