Banorët e ishullit Canvey në Essex të Anglisë kanë qenë dëshmitarë të një ngjarje të tmerrshme – ata panë se si telat e shtyllave elektrike krijuan lidhje të shkurtë, duke bërë kështu që i gjithë ishulli të mbetet pa rrymë.

E gjitha ndodhi për shkak të erërave të forta që kanë goditur këtë vend ditëve të fundit, ndërsa shkëndijat nga lidhja e shkurtër dukeshin sikur shpërthim i mjeteve piroteknike.

Stuhia Bronagh ka bërë që të krijohen erërat e forta që shkatërronin gjithçka para vetes, dhe në një moment ishulli është shndërruar në një vend fantazmë për faktin se qindra shtëpi mbetën pa energji elektrike.

Banorët e kësaj zone kanë filmuar të habitur momentin kur nga telat e shtyllave elektrike shpërthenin shkëndijat, që ngjanin me skena të frikshme të filmave të Hollyëood-it.