Një makinë e tipit Passat sonte para pak çastesh ka shpërthyer nga zjarri përballë xhamisë së Larme, njofton TetovaSot.

Komandanti i zjarrfiksave, Uka Aliti për TetovaSot theksoi se falë intervenimit të ekipit të NJTKZ dhe ndihmës së qyetarëve është shuar zjarri dhe se makina ka pësuar vetëm dëme materiale, pa ndonjë të lënduar.

“Ka shpërthyer zjarri tek një makinë e tipit Passat e cila ishte në lëvizje tek rruga Xhamija e Larme, me intervenim e ekipeve të NJTKZ si dhe me ndihmën e disa qytetarëve, zjarri shumë shpejt shuhet dhe makina kalon vetëm me dëme materiale, fatmirësisht nuk ka të lënduar në këtë fatkeqësi”, thekson për TetovaSot, Uka Aliti./TetovaSot/