Vëmendja mbrëmjen e së premtes ishte përqendruar e gjitha te Elita Rudi, e cila dukej magjike me fustanin e bardhë të nuses.

Por në dasmën e moderatores dhe reperit Gjiko, siç ndodh në ceremonitë e kurorëzimit të dashurisë të të famshëmve, një rëndësi të veçantë u jepet edhe të ftuarve.

Këngëtarja Nora Istrefi ishte një prej tyre, e cila ishte përkujdesur për t’i lënë të gjithë “gojëhapur” me paraqitjen e saj. Ajo kishte zgjedhur një fustan të kuq bust, ku detajet kryesore ishin e çara dhe mëngët shoqërues si dhe kishte zgjedhur një palë këpucë të bukura Giuseppe Zanotti.

Por e dini sa ka kushtuar kjo veshje e saj? Sipas faqes “WhattheyWearin”, sandalet kanë kushtuar rreth 865 Euro dhe fustani plot 1450 Euro, pra në total 2315 Euro për një veshje.

Image