Marrëveshja e Prespës midis Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë është e rëndësishme për tërë rajonin dhe paraqet sukses edhe për presidencën bullgare, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian Margaritis Shinas.

“Është i rëndësishëm fakti se pas kaq vitesh kemi marrëveshje. Tani varet nga njerëzit dhe parlamentet e të dy vendeve që të  lëvizin këtë çështje përpara. Konsideroj se që të ndodhë kjo e rëndësishme është që ne të mos japim sinjale të gabuara. Mendoj se ka konsensus të gjerë si në nivelin evropian, ashtu edhe në atë botëror që kjo çështje është e rëndësishme për zhvillimin e rajonit”, tha zëdhënësi i KE-së Margaritis Shinas në një deklaratë të dhënë për Radion kombëtare Bullgare.