Shumica e ilaçeve të cilat njihen në botë janë siguruar për pacientët me leucemi kronike mieloike. Pres që në mënyrë sistematike të zgjidhen problemet në sigurimin e ilaçeve të cilat do të thonë jetë për ata pacientë, tha kryetari i Shoqatës për ndihmesën e personave të prekur nga leucemia kronike mieloike, Pepo Levi në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të personave të prekur nga LKM.

Ai theksoi se nga pesë ilaçe të mundshme pacientët i kanë katër prej të cilave njëri (“Imatinib”) gjendet në listën pozitive të ilaçeve. Ilaçi “nilotinib”, potencoi, këtë vit është siguruar me ndërhyrje, por gjatë këtij viti në mënyrë sistematike duhet të zgjidhet ky furnizim.

“Nga 25 deri 30 për qind nga të sëmurit nga LKM nuk i përshtaten terapisë së linjës së parë dhe për ata është siguruar terapia e linjës së dytë. Ka raste të cilëve nuk ju përshtatet as terapia e linjës së dytë dhe për ato janë paraparë ilaçe “bosutinib” dhe “ponatinib”. Një nga problemet është ndryshimi shumë i shpeshtë i ilaçit “imatinib”, tha Levi.

Sipas tij, nuk është mirë që ndërrohet terapia e pacientëve.

“Nuk mundet në çdo tender të ardhshëm pacientët të marrin ilaç tjetër i cili shkakton efekt të ndryshëm”, shtoi Levi.

Drejtoresha e Klinikës së Hematologjisë, Irina Panovska – Stavridis tha se për momentin në këtë institucion publik të shëndetit trajtohen 132 pacientë me leucemi kronike mieloike. Theksoi se për një vit, mesatarisht janë diagnostikuar rreth 14 pacientë.

Ирина Пановска – Ставридис

“Në prill të këtij viti për herë të parë pacientët me LKM në vendin tonë kishin mundësi të trajtohen me ilaç të ri specifik, më superior, ilaçin e gjeneratës së dytë “nilotinib” me të cilin sigurohet trajtim më efikas për të sëmurit, veçanërisht për ata të cilët nuk kanë përgjigje të kënaqshme për terapinë e linjës së parë. Mjetet për ilaçin janë siguruar nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Agjencinë e barnave dhe mjeteve mjekësore të Republikës së Maqedonisë”, shtoi Panovska – Stavridis.