Tetë persona janë plagosur kur një mbikalim u shemb në një autostradë në Kolkuta të Indisë.

“Të lënduarit janë transferuar në një spital lokal”, njoftoi përfaqësuesi i Ministrisë së Zhvillimit Urban të Bengalit Perëndimor, Firhad Hakim.

Tani për tani nuk ka të dhëna për të vdekurit, por policia dhe zjarrfikësit po kërkojnë në nën rrënoja për bllokimin e mundshëm të ndonjë qytetari.