Ministrat e punëve të jashtme të Greqisë, të Bullgarisë, të Rumanisë dhe të Kroacisë, deri në fund të vitit planifikojnë t’i vizitojnë Maqedoninë dhe Shqipërinë. Kjo, sipas shefit të diplomacisë greke, është dakordësuar në takimin katërpalësh në Nju-Jork ku kanë marrë pjesë shefat e diplomacive të katër vendeve të rajonit, anëtare në BE.

“U dakordësuam ta intensifikojmë bashkëpunimin tonë, para së gjithash, për stabilizimin e rajonit tonë. Planifikojmë deri në fund të vitit të katërtit bashkërisht t’i vizitojmë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që të shohim në cilën mënyrë do t’u ndihmojmë në procesin e aderimit evropian”, tha Nikos Koxias pas përfundimit të takimit.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë është pjesë e delegacionit grek të udhëhequr nga Aleksis Cipras në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, ndërsa gjatë sitës së sotme, Nikos Koxias do të realizojë takim me përfaqësuesin special të KB-së në bisedimet për emrin, Methju Nimic.