Ministri i obliguar për rregullativë për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrje vendore Zoran Shapuriq realizoi takim pune në komunën e Radovishit dhe kompanive nga kjo komunë.

Siç kumtuan nga kabineti i Shapuriqit, gjatë vizitës në kompaninë “Metalpromet”, menaxhmenti ka shprehur falënderim deri te Qeveria për Marrëveshjen e arritur për mbështetje financiare, dhe është theksuar se pikërisht para rreth një viti kur ministri e ka prezantuar Planin për rritje ekonomike, më saktë Ligjin për mbështetje financiare, ata janë stimuluar për të përgatitur biznes plan për të cilin kanë realizuar investime dhe me këtë rast e kanë rritur eksportin.

Ministri Shapuriq e ka vizituar edhe kompaninë “Fungi Flora” ku u bisedua për biznes klimën e vazhdueshme në shtet dhe planet e Qeverisë për mbështetje të mëtutjeshme të investimeve dhe rritjen e konkurrencës.

Në komunën e Radovishit, ministri mbajti takim edhe me kryetarin e kësaj komune Gerasim Konzullov, deputeten Mileva Gorgieva dhe përfaqësues të tjerë të komunës, ku janë prezantuar probleme me të cilat përballen gjatë punës së tyre si dhe planet për aktivitetet e mëtejme veçanërisht ata që do të mundësojnë hapjen e fabrikave të reja prodhuese.