Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi ka kërkuar që presidentit Hashim Thaçi t’i merret pasaporta. Në këtë mënyrë sipas tij, Thaçi nuk do të mund të shkonte në Bruksel për të takuar presidentin serb Aleksandar Vuciq.

“Thaçit duhet t’i merret pasaporta’, tha Selimi.

Thotë se ka një plan për tri ndarje të vendit.

Plani i parë sipas tij është Asociacioni, ndarja e dytë është ndarja e faktorit shqiptar në Preshevë kur nuk përmendet Medvegja, me planin për shkëputjen e dy komunave për ndarjen e Kosovës nga Sanxhaku.

Plan jo në përputhje me interesat e Kosovës si shtet”, tha Selimi.

‘Gjithë lufta që po bëhet tani është që qytetarët e Kosovës të mos e dijnë se çfarë po bëjnë Thaçi e Vuciqi për qytetarët e Kosovës’, tha Selimi.

‘Presidenti i Kosovës po shet e Vuciqi po blen”, shtoi ai.

Me ndarjen e Kosovës thotë se Thaçi synon çmimin Nobel.