Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar seanca për lëndët e PSP-së “Titanik 3” dhe procedurën e ndarë për “Tank”.

Gjykimi për lëndën “Tank” në të cilën zhvillohet procedurë e ndarë kundër ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska duhet të vazhdojë me dëshminë e ekspertit.

Në seancën e djeshme, eksperti Tale Geramitçieski para gjykatës tha se thirrja publike për furnizimin e automjetit të blinduar për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme i ka përmbajtur të njëjtat parametra me katalogjet e disponueshme për mercedes C600, duke i përfshirë edhe gabimet teknike nga katalogu.

Ai në pyetje të avokates Tanja Aleksiq tha se ngjashmëritë në furnizimin publik dhe në katalog ishin aq të dukshme që ata, siç shtoi, kanë bërë copy paste.

“Nga fragmentet e theksuara të karakteristikave teknike nga tenderi konkludova se vetëm tek mercedesi C600 vijnë deri në 100 për qind saktësi emrat e theksuara në furnizimin publik, ndërsa tek automjetet ‘audi’ dhe ‘BMW’ kanë funksione të ngjashme”, tha Geramitçieski.

Ai theksoi se mercedesi C600 bie në kategorinë e modelit luksoz, ndërsa në periudhën e furnizimit, konkurrues ishin “brentli” dhe “aston martin”, por në konkurrencën e automjeteve të blinduara i ngjanin “audi” dhe “MBW”.

Paraprakisht, dëshmoi edhe Dejan Mitrevski-Urko, shef i sigurimit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski i cili tha se automjetet të cilat i kanë shfrytëzuar për VIP persona ishin shumë të vjetra dhe se në rast të një defekti më shpesh kanë huazuar automjete nga kryetari i Kuvendit, presidenti i shtetit dhe ministri i Punëve të Brendshme.

Në seancën paraprake të procedurës së ndarë për “Tank” janë dhënë dëshmi materiale dhe janë marrë në pyetje dëshmitarë. Për lëndën e njëjtë tani më ka aktgjykim prej dy viteve për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës dhe gjashtë vjet e gjashtë muaj burg për ish-ndihmës ministrin në MPB Gjoko Popovski.

Ејуп Аљими обвинет во Титаник 3

Gjykimi sot është caktuar edhe për lëndën “Titanik 3” në të cilin janë të akuzuar Ejup Alimi dhe Ismet Guri, sepse si anëtarë të Komisioneve komunale zgjedhore në Çair “kanë shkatërruar material zgjedhor”.

Sipas KKZ-së, dy të akuzuarit me veprimet e tyre kanë ndikuar direkt ndaj rezultatit zgjedhor dhe se kanë pasur urdhër kriminal për ta falsifikuar vullnetin zgjedhor të qytetarëve të Çairit me qëllim që të realizojnë fuqi politike.

Avokatët e Halimit dhe Gurit para Gjykatës thanë se me shumë dëshmi gjatë procedurës do të dëshmojnë se klientët e tyre nuk janë fajtorë, si dhe se në momentin kontestues të aktakuzës nuk kanë pasur kurrfarë funksioni me çka do të ndikonin të bëhet vepër penale për të cilën i akuzon KKZ-ja.