Ish-trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, do ta përkrahë ish-skuadrën e tij për ta fituar titullin e Serie A-së në këtë stinor.

Në stinorin e kaluar sa ishte trajner i Napolit, ai i grumbulloi 91 pikë, mirëpo nuk arriti të shpallet kampion,

Trajneri i ri i Napolit, Carlo Ancelotti, është duke shikuar mundësinë për ta sjellë Scudetton në “Sao Paolo” për herë të parë që nga viti 1990.

“Shpresoj që ai do ta bëjë këtë, për hire të qytetit dhe të[ adhuruesve”, ka thënë Sarri për Il Mattino.

“Napoli është një qytet i mrekullueshëm, i cili e meriton që ta fitojë titullin. Si një tifoz i Napolit, jam shumë i lumtur që Ancelotti është trajner i skuadrës, sepse jo vetëm që ka fituar kudo që ka qenë, ai e ka nxjerrë më të mirën nga njerëzit”.

“Momentet më të mira? Asgjë nuk ka qenë më e bukur sesa fitorja në stadiumin e Juventusit”.

“Momenti më i keq? Atë që e ka thënë De Laurentiis në Bernabeu menjëherë pas humbjes nga Real Madridi”.

Ai është pyetur se a do të dëshironte një rikthim te Napoli.

“Mund të jetë një qëllim i imi për ta përfunduar karrierën në Napoli”, ka thënë ai.