Moska ka thënë se vala e re e sanksioneve të Uashingtonit kundër Rusisë, e të cilat kanë prekur edhe Kinën, janë duke rrezikuar stabilitetin global, duke paralajmëruar Shtetet e Bashkuara kundër “lojës me zjarr”, transmeton AFP.

“Do të ishte mirë për ata që të kujtojnë se ekziston një koncept i stabilitetit global, të cilën ata janë po e rrezikojnë duke rritur tensionet ruso-amerikane”, ka thënë zëvendës-ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov përmes një deklarate.

“Të luajturit me zjarr është budallallëk, mund të bëhet lojë e rrezikshme”, ka shtuar ai.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar të enjten për zgjerim të luftës së sanksioneve kundër Rusisë dhe Kinës, duke vënë kështu për herë të parë masa ndëshkuese kundër organizatës ushtarake të Kinës, për shkak të blerjes së aeroplanëve dhe raketave ruse.

Departamenti amerikan i Shtetit po ashtu ka njoftuar për vënie të 33 zyrtarëve ushtarakë dhe atyre të inteligjencës ruse në listë të zezë.

Zyrtarë të mbrojtjes ruse, të agjencisë ushtarake të inteligjencës dhe persona të lidhur me grupin për dezinformata me seli në Shën Petersburg, Agjencia për Kërkime në Internet, kanë qenë edhe më parë subjet i sanksioneve të SHBA-së dhe 28 prej tyre tashmë janë paditur nga këshilltari special, Robert Mueller, i cili është duke hetuar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016.

Mirëpo Ryabkov ka përsëritur se asnjë nga pakot e sanksioneve nuk ka arritur të ndryshojë sjelljen e Rusisë deri më tani.

“Të ashtuquajtuarat ‘lista të zeza’ amerikane vazhdimisht përsërisin njëra-tjetrën. Është shumë, po shumë qesharake”, ka thënë ndër të tjera ai.