Mijëra njerëz sot protestuan në mbarë Rusinë për shkak të planit të Qeverisë për ta rritur për pesë vjet kufirin e moshës për pensionim.

Disa mijëra njerëz morën pjesë në tubimin në Moskë, që ishte në organizim të Partisë komuniste dhe grupeve tjera majtiste. Protesta ka pasur edhe në qytete tjera në të gjitha 11 zonat kohore ruse.

Plani i Qeverisë ruse për rritjen e kufirit të moshës për pensionim për burrat në moshën 65 vjeçare, ndërsa për gratë në moshën 60 vjeçare, ka hasur në mosmarrëveshje si tek më të moshuarit ashtu edhe tek rusë e rinjtë. Më të rriturit druajnë se nuk do të përjetojnë pension, ndërsa të rinjtë theksojnë se periudha më e gjatë e punës do t’i kufizojë shanset e tyre për punësim.

Propozimi ndikoi edhe në uljen e popullaritetit të presidentit Vlladimir Putin, i cili theksoi se është e nevojshme rritja e kufirit të moshës për pensionim.