Numri i viktimave nga dy tërmetet dhe cunami, të cilin e shkaktoi tërmeti i dytë në Indionezi është mbi 400 persona, kumtuan autoritetet lokale.

Qeveria kumtoi se jetën e kanë humbur të paktën 405 persona, ndërsa qindra janë lënduar.

Ekipet e shpëtimit ende nuk mund të arrijnë deri te qyteti Dongala, i cili ishte më afër epiqendrës së tërmetit. Ekziston rrezik që numri i të vdekurve të arrijë disa mijë. .