Rusia këtë javë pësoi një goditje të rëndë, kur ushtria e aleatëve të saj rrëzuan avionin e saj.

Dhe pas rënies së aeroplanit “il 20”, ministria ruse e mbrojtjes fajësoi menjëherë Izraelin për sulm ndaj Sirisë për fluturim të ulët dhe shmangien e radarëve.

Mbrojtja ajrore siriane nuk mund të ketë vënë re avionët izraelitë, në vend të kësaj ajo pa një aeroplan më të lartë dhe e hodhi atë, vetëm më vonë duke gjetur se ajo ishte një aeroplan rus zbulues. Kështu, aleati rus vrau 15 rusë – madje me një projektil të prodhuar në Rusi, shkruajnë mediat e huaja.

“Raste të tilla nuk janë të habitshme. Kjo nuk është hera e parë që të jep përshtypjen se Putin nuk mund të mbrojë popullin e tij”, ka thënë për “Business Insider”, Ana Borshçevskaja, një eksperte për Rusinë në Institutin e Uashingtonit për politikë.

Megjithatë, përkundër faktit se gjeneralët rusë akuzuan Izraelin dhe premtuan “kundërmasat” dhe përgjigjen, Putin e quajti atë një aksident tragjik, duke mos i atribuuar askujt fajin dhe duke mos premtuar hakmarrje.

Siç thuhet tutje, në shtator 2015, Rusia hyri në konfliktin sirian me pompozitet të madh. Kështu forcat ajrore ruse shpëtuan presidentin sirian Bashar Assad.

Por tre vjet kanë kaluar që atëherë dhe megjithëse Asadi mbetet në pushtet, rusët vazhdojnë të vriten në Siri. Rusia mbeti pa një numër të madh të avionëve në Siri.

Gjithashtu, më parë këtë vit, ushtria amerikane vrau një numër të madh mercenarësh rusë, të cilët po i afroheshin pozicioneve amerikane në Siri.

Veç këtyre, pasi SHBA ndërmorën sulmet ajrore në Siri, Rusia premtoi hakmarrje, por kjo nuk ndodhi.