Roza Lati tashmë për të gjithë njihet si një nga moderatoret më pozitive të ekranit televiziv.

Ajo shpesh me postimet e saj përcjell mesazhe tejet të rëndësishme për publikun dhe gjithashtu edhe inspirohet nga ta.

I tillë është edhe postimi i fundit i ndarë me ndjekësit në Instagram, ku publikon çiftin e famshëm Will Smith dhe bashkëshorten e tij.

Jada Smith dje ka festuar ditëlindjen e nuk ka munguar as urimi i veçantë nga bashkëshorti, Will i cili tregon se kanë festuar plot 24 ditëlindje së bashku.

“Po rritemi në një realitet që s’besojmë më dot tek dashuria vërtetë… qe e presim të keqen krah-këputur.. shoh të rinj që nuk e ecin më ideale për dashurinë… Dhe shoh këtë foto. Do ëndërroj gjithë jetën këtë marrëdhënie”, është mbishkrimi që ia ka vënë fotos Roza.