Dy roverë të vegjël, të cilët anija kozmike japoneze “Hayaabusa 2” i lëshoi të premten e kaluar në asteroidin Ryugu, kanë dërguar fotot e parë dhe të dhënat nga trupi i largët hapësinor, brenda një misioni që mund të jepte një tregues të shfaqjes së sistemit diellor dhe zhvillimit të planetëve.

Dy robotë të vegjël, me peshë rreth kilogram, të pajisur me kamera, do të lëvizin rreth shkëmbit hapësinor të Ryuga, me diametër prej një kilometri, i cili ka gravitet të ulët – që do të thotë se roveri do të jetë në gjendje të “kërcejë” mbi të, si dhe të masë vlerat e temperaturës dhe të bëjnë xhirime në sipërfaqen e tij.