Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do ta kishin të vështirë për t’i shënuar nga 50 gola në ligën elitare të Italisë, Serie A, sipas lojtarit të Frosinones, Emil Hallfredsson.

Ronaldo erdhi në Juventus nga Real Madridi gjatë kësaj vere, mirëpo i ka shënuar vetëm dy gola në katër ndeshjet e para në Serie A, të dyja i shëno ndaj Sassuolos në fitoren 2-1 të “Zonjës së Vjetër”, transmeton Gazeta Express.

Hallfredsson, i cili luan në Serie A tash e 11 vite dhe beson se Ronaldo dhe Messi e kanë të vështirë për t’i shënuar nga 50 gola.

“Që prej se ka ardhur në Itali, ai ka ndikuar shumë në imazhin e Serie A-së”, ka thënë Hallfredsson për Goal.

“Serie A është më e vlefshme me të. Mendoj se Serie A për vite ka qenë e nënvlerësuar”.

“Në Itali është e vështirë të shënosh gola. Për Messin dhe Ronaldon do të jetë e pamundur që t’i shënojnë nga 50 gola, ashtu siç kanë bërë dhe vazhdon Messi ta bëjë në La Liga”.

“Mendoj se tani më shumë njerëz do ta shikojnë Serie A-në dhe do ta shohin se sa e fortë është”