Roma e ka mundur Frosinonen 4-0 duke u këndellur kështu nga një sërë rezultatesh negative këtë fillim sezon

Roma e ka mundur me rezultat 4-0 Frosinonen duke u këndellur kështu pas një sërë rezultatesh negative si në Serie A ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Që në fillim të pjesës së parë u pa që Roma është hyrë në ndeshje për të fituar dhe e ka arritur atë pasi që në minutën e dytë shënon Under.

Roma dyfishoi rezultatin në minutën e 28’të me Pastore, kurse El Sharawy shënoi golin e tretë në minutën e 35’të duke i dhënë fund dilemës së fitues që në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Roma shënon vetëm një gol dhe atë në minutën e 87’të me anë të serbit, Kolarov.

Se Roma kishte nevojë për këtë fitore e tregon edhe pozita e saj në Serie A ku është në vendin e 10 të Serie A me vetëm 8 pikë, derisa këtë vikend do të luan me Lazion që është në një seri të mirë dhe gjendet në vendin e 3 më 12 pikë.