Robert Redford mund të mos jetë në pension edhe pse u deklarua vetë më parë.

Muajin e kaluar, aktori 82-vjeçar njoftoi se filmi ‘The Old Man & the Gun’ do të ishte i fundit për të.

Por duket sikur Robert është ngutur pak.

‘Mendoj se ka qenë gabim që thashë po tërhiqem sepse nuk i dihet. Jam ndjerë sikur ishte koha të përqendrohesha në një kategori tjetër’, tha Robert për People.

Ai shtoi: ‘Nuk duhet ta kisha thënë këtë sepse tërheq vëmendjen nga filmi’.

Robert ka nisur karrierën e tij të aktrimit në moshën 21-vjeçare dhe ka fituar dy Oscar, gjashtë Golden Globes dhe një BAFTA.