Robbie Williams dhe Ayda Field kanë njoftuar se janë bërë prindër përmes një nëne surrogate.
Field, e cila është anëtare jurie në ‘X Factor’, e ka publikuar një fotografi të duarve të familjes së saj në Instagram.
“Me gëzim të madh ju njoftojmë se kemi një vajzë… Mirë se vjen në botë Colette (Coco) Josephine Williams!”.
“Ka qenë një rrugë shumë e gjatë dhe e vështirë deri këtu, prandaj vendosëm që ta mbanim të heshtur”, ka shkruar ajo në Instagram.
Aktorja amerikane e ka falënderuar edhe nënën surrogate dhe ka thënë se ndihet e bekuar që jeton në një botë, ku diçka e tillë është e mundur.