Rita Ora ka publikuar me videoklip këngën e re “Let you love me”.

Në videon më të re, Rita shfaqet shumë sensuale dhe me skena provokuese, ndërsa po kërcen shumë afër një mashkulli gjatë gjithë kohës.

Këngëtarja duket shumë seksi ,ndërsa skenat e videoklipit zhvillohen në një ‘party’ dhe i shkon shumë tekstit të këngës.

Kënga është publikuar në mesnatë dhe po pëlqehet shumë nga fansat.

Më 23 nëntor të këtij viti Rita publikon albumin e saj të dytë, ndërsa kjo këngë është paralajmëruese e albumit.