Këngëtarja Rihanna i ka shkruajtur kancelarës gjermane Angela Merkel, në Twitter.

Përveç këngëve tani ajo ka një rol krejt tjetër. Ajo është ambasadore  e organizatës “Partneriteti Global për Arsimin”, që merret me sferën e shkollimit për vendet në zhvillim.

Ylli botëror i muzikës e ka lavdëruar qeverinë e drejtuar nga Merkel, për angazhimin në fushën e arsimit. Por sipas këngëtarës, Angela Merkel dhe ministri i Zhvillimit Gerd Muller mund të bëjnë edhe më shumë, jo vetëm për vendin e tyre, po edhe për shumë vende tjera të botës.

Rihanna  i’u është drejtuar atyre për ta ndihmuar këtë organizatë .

Në postimin e saj shkruan:

“Nëse arrijnë të mbyllin mungesën e arsimit në vendet në zhvillim, të gjithë do të fitojnë.Ka ende punë për të siguruar 870 milionë fëmijë në 87 vende me arsim.”

Me 87.5 milionë ndjekës të Twitter-it, këngëtarja me shpresë ka gjetur një zë të fuqishëm.