Për Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë procedura për punësim është plotësisht transparente dhe e realizuar në pajtueshmëri të Ligjit për Regjistër Qendror, të gjithë normal dhe aktet e përgjithshme pozitive ligjore të Regjistrit Qendror, si dhe në pajtueshmëri të Marrëveshjes kolektive të Organizatës sindikale të RQ-së.

“Në pajtueshmëri të ligjit për RQ dhe Ligjit për marrëdhënie pune, drejtori i RQ  ka nënshkruar marrëveshje të reja për punësim me të gjithë të punësuarit për të cilët nuk ka as ankesa as kundërshtime nga asnjë i punësuar”, njoftojnë nga Regjistri Qendror në përgënjeshtrimin ndaj deklaratës së deputetes Nevenka Stamenovski, e lidhur me punësimin në Regjistrim Qendror të RM-së.

Në përgënjeshtrimin theksojnë se Regjistri Qendror i RM-së, si institucion transparent, qëndron në dispozicion që ta informojë deputeten për të gjithë normat pozitive ligjore, dispozitat dhe çështjet të cilat u dedikohen punës dhe proceseve që zhvillohen në institucion, për shkak se, siç thonë, është jokarakteristike për një përfaqësues nga dhoma ligjdhënëse, i cili i voton ligjet, të mos i di të njëjtit.