Maqedonia nuk është në një gjendje të jashtëzakonshme, për të menduar për plane B ose C pas referendumit, deklaroi kështu analisti Selim Ibraimi, në pyetjen se çfarë do të ndodh më tej në rast se referendumi dështon. Sipas tij, duhet parë se si qytetarët e Maqedonisë do të votojnë këtë të dielë, dhe prej saj qeveria do të vendosë se çfarë më tutje. Megjithatë, sipas asaj që thekson Ibraimi, parlamenti me 2/3 do ta miratojë Marrëveshjen e Prespës dhe kah fundi i këtij viti do të ketë një pasqyrë të qartë për këtë marrëveshje.’

Në rast të dështimit të referendumit, se çfarë do të ndodhë me Maqedoninë dhe a ka një plan B që ta tejkalojë situatën, analisti Selim Ibraimi përgjigjet se në këtë rast Parlamenti do të duhet të vijë në shprehje sepse i njëjti do të mund ta miratojë Marrëveshjen e Prespës me 2/3 e votave. Megjithatë, Ibraimi shton se vendi nuk është në ndonjë gjendje të jashtëzakonshme për të menduar për plane B.

‘Maqedonia nuk është në një gjendje të jashtëzakonshme, për të menduar për plane B ose C. Duhet parë se si qytetarët e Maqedonisë do të votojnë këtë të dielë, dhe prej atij qeveria do të vendosë se çfarë më tutje. Por, as Marrëveshja e Prespës, nuk e ka paraparë dhe parashikuar që Maqedonia të vendosë për referendum. Pra, ç’do gjë nuk vendoset në referendum, është plani B në parlament ku parlamenti me 2/3 do ta miratojë Marrëveshjen dhe kah fundi i këtij viti do të ketë një pasqyrë të qartë për këtë marrëveshje.’

Sipas asaj që Ibraimi deklaron, një plan tjetër për Maqedoninë do të thotë një orientim tjetër dhe kërkim për një aleancë tjetër, por siç thekson ai, situata nuk do të vijë deri në atë që Maqedonia të kalojë në plane të tjera.

‘Nga aspekti gjeopolitikë do të thotë që Maqedonia të orientohet në një aleancë tjetër, mirëpo shancat janë shumë të vogla që Maqedonia të kthehet ashtu siç ishte për 10 vite e orientuar nga Rusia, ndërsa tanimë kemi një opinion tjetër në Maqedoni dhe mendoj se situata nuk do të shpie në një cikël tjetër të ngjarjeve të cilat do të bëjnë që Maqedonia të kalojë në plane të tjera, më delikate.’

Përndryshe, qytetarët e Maqedonisë pritet të dalin të votojnë pro ose kundër referendumit më 30 shtator./KlanMk/