307 vëzhguesit e Civilit u rreshtuan nëpër tërë vendin dhe e vëzhguan fillimin e deklarimit të referendumit në Republikën e Maqedonisë. Në fillim janë vërejtur probleme të vogla teknike, përcjell Civilalb.info.

Nuk punojnë UV llambat në disa vendvotime në komunën Petrovec. Në disa komuna të Shkupit u shënua vonesë e hapjes së vendvotimeve. Ato vendvotime në të cilat vonesa është më e gjatë se 15 minuta, këshillat zgjedhore kanë obligim që për po aq kohë ta prolongojnë votimin në atë vend.

Janë të dukshme shenjat nga shkelja e heshtjes zgjedhore në shumë komuna nëpër vend. Disa grafitë janë edhe në muret e ndërtesave ku zhvillohet votimi, siç është rasti në Jegunovcë ( në fotografi) dhe Petrovec.

Shënohen edhe disa parregullsi më të imta për të cilat Civili do ta informojë opinionin në pres konferencën e parë në ora 10:30.