Derbi i sotëm është padyshim ai në mes të Liverpool – Paris Saint-Germain, ndeshje kjo në kuadër të grupit C në Ligën e Kampionëve

Liverpool ishte në finale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, të cilën e humbi me rezultat 3-1 kundër Real Madrid.

Ata kthehen sot në Anfield për këtë garë, me një fytyrë tërësisht të re dhe në kërkim të ripërsëritjes se suksesit.

Por, nuk do ta këtë fare lehtë kundër PSG, një skuadër që në formacion ka Neymar, Mbappe dhe Cavani, treshën më sulmuese në botë.

Boby Firminho do të mungojë në përballjen e sotme për Liverpoolin.

Kosovari Xherdan Shaqiri edhe sot është në bankë kundër PSG’së.

Formacionet zyrtare: Liverpool-PSG