Lionel Messi e ka pranuar se Barcelonës i duhet shumë punë për t’i zgjidhur problemet në mbrojtje edhe pse pohoi se nuk është i brengosur me formën e skuadrës pas barazimit ndaj Athletic Bilbaos.

Barazimi i para një jave me Gironën u përcoll nga një humbje tronditëse prej Leganesnë mesjavë, por dëshpërimi u thellua edhe më shumë pas barazimit 1-1 ndaj Bilbaos sot në “Camp Nou”, transmeton Gazeta Express.

Është e pazakontë për Messin t’iu përgjigjet pyetjeve pas çfarëdo ndeshjeje, por si kapiten i skuadrës ai u ndie i obliguar të flasë para kamerave pas rezultatit zhgënjyes.

“Nuk jemi në ankth sepse sezoni sapo ka filluar dhe kemi një vit të gjatë përpara”, tha Messi.

“Ne nuk i pritem rezultatet e fundit, por në këtë ndeshje krijuam raste për të fituar por nuk ia dolëm. Duhet të jemi më të fortë në mbrojtje. Vitin e kaluar ka qenë e vështirë të shënosh ndaj nesh, por tani duket e lehtë për ta bërë”, shtoi Messi.

“Nuk duhet të pranojmë gola në çdo ndeshje, prandaj duhet të përmirësohemi dhe të jemi më të fortë në mbrojtje kjo është gjëja me më rëndësi”, theksoi ai