Ramiz Merko nis aslfatlimin e rrugës hyrëse të Llabunishtës, ky investim është në bashkëpunim me NP “Rrugët E Maqedonisë”. Siç mëson TS, Merko do të vazhdoj të asfaltojë edhe disa rrugë tjera në fshtrata e Strugës dhe një pjesë në qytetin e Strugës.

Rruga e cila është asfaltuar është e gjatë 2 kilometra dhe do të lehtësojë qarkullimin më të mirë të qytetarëve të kësaj ane. Edhe banorët janë tepër të kënaqur me këtë investim dhe shpresojnë se Merko nuk do të ndalet me rregullimin e infrastrukturës në qytetin turistik shqiptar Strugën.

“Kjo është tepër mirë, sepse tani nuk do të prishen veturat, dhe kjo ndihmon që të ecim më mirë pasi është bërë edhe më e gjërë rruga dhe nuk ka më pengesa. kryetari Merko shpresojë se do të vazhdojë edhe më shumë të asfaltojë dhe ne do të jemi më të knaqur” shprehet një banor i Llabunishtës.

Ndryshe Merko gjatë fushatës ku fitoi bindshëm ka premtuar se do ta ndryshojë Strugën dhe Struga do të jetë një qytet më ndryshe vitet e ardhshme.