Avioni i parë i “Air Albania”, kompania e parë ajrore shqiptare, u ul pasditen e së premtes në aeroportin e Rinasit, Airbus 319, që si stemë ka flamurin shqiptar.

Fluturimet e para do të jenë drejt Stambollit, ndërsa “Air Albania” do të ketë destinacione të tjera në qytetet kryesore europiane si Roma, Londra apo Milano.Në qershor të këtij viti, qeveria nisi procedurat për krijimin e shoqërisë “Air Albania”.

“Emocion tejet i veçantë qe sot mes miqsh bashkëpunëtorët e pronarësh vullnet mirë përmbushin jo vetëm një zotim ndaj bashkëqytetarëve por një ëndërr që duket e pamundur kompani ajrore të flamurtarit kuq e zi, “Air Albania”.

Një ëndërr që sot merr krahë për të filluar një fluturim i gjatë jo i lehtë por që synimi ynë dhe bindja ime është që ti veçojë shqiptarët sa më larg dhe ti ndërlidhë ata sa më shumë.

Më vjen jashtëzakonisht mirë që “Air Ablania” është një vepër kuq e zi, një vepër kombëtare një fryt i arrirë në këtë që për ne është vitit i Gjergj Kastriotit.

Pa iniciativën dhe mbështetjen bujare të presidentit Erdogan s’do ishin këtu. Aman pas marrjes së vendimit rruga s’ka qenë e lehtë.”, tha Rama.

Kryeministri shpalosi objektivin për të pasur edhe 3 aeroporte të tjera në vend. Duke folur për shqetësimet për çmimet e kripura, tha se si kompania “Air Albania” ashtu edhe ndërtimi i aeroporteve të tjera sjell uljen e ccmimet të fluturimeve.

Tre ortakët e “Air Albania” janë “Albcontrol” me 10%, që përfaqëson palën shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment”, përkatësisht me 49 dhe 41%.

Sipas qeverisë, krijimi i kompanisë “Air Albania” do të ofronte më shumë mundësi për fluturime “low cost” nga Shqipëria.

Air Albania ka arritur që të finalizojë paketën e parë të fluturimeve, duke bërë që për herë të parë një firmë me kapital shqiptar, privat dhe publik të ofrojë shërbime në fushën e fluturimeve

Nesër pritet të kryhet fluturimi i parë testues drejt Turqisë.