Pjesëmarrje më të madhe në krijimin e bruto vlerës së shtuar në bujqësi ka rajoni Juglindor me 29,7 për qind, tregon statistika.
Pas tij vijon rajoni i Pellagonisë me 22,1 për qind, përderisa pjesëmarrja e rajonit Verilindor dhe Jugperëndimor është 4,2 për qind.
Sipas Entit Shtetëror për Statistikë në vitin 2016 në krijimin e vlerës së vegjetacionit prodhues pjesëmarrje më të madhe ka pasur rajoni Juglindor me 35,9 për qind, derisa në krijimin e vlerës së prodhimtarisë shtazore rajoni i Pellagonisë me 19,9 për qind. s