Qytetari me inicialet A.M., 25-vjeç, është arrestuar nga Policia, sot në Prishtinë. 25-vjeçari nuk i është bindur urdhrave të policit që të ndalet madje e ka goditur atë. Polici ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa qytetari është dërguar në mbajtje.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga zyra për informim në policinë rajonale të Prishtinës.

Ajo ka bërë të ditur se policia ka zbatuar një plan operativ për rivarrimin e ish-kolonelit Ahmet Krasniqi, por në këtë rast qytetari nuk i është bindur policëve madje ka shkaktuar incident.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 13:50. Policët e trafikut te cilet kane qene duke zbatuar urdherin per planin operativ per rivarrimin e Ahmet Krasniqit. Njeri nga policet ka urdheruar nje qytetar te ndalet por i njejti nuk eshte ndalur dhe ka goditur policin. Polici ka pranuar tretman mjekesor ndersa personi i dyshuar eshte arrestuar dhe me urdher te prokurorit eshte derguar ne mbajtje”, tha Ahmeti.