Në Maqedonisot mbahet referendum në nivel shtetëror në të cilin votuesit duhet të deklarohen në pyetjen “A jeni për anëtarlsim në BE dhe në NATO, me pranimin e marrëveshjes së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë” me rrumbullakësimin “për” apo “kundër”.

Të drejtë vote kanë një milion e 806 mijë e 336 votues të regjistruar në Listën zgjedhore.

Votohet në 3.748 vendvotime të cilat do të jenë të hapura prej orës 7:00 deri në orën 19:00.

Një ditë para referendumit, dje votuan personat në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese, të zhvendosurit e brendshëm, personat të cilët ndodhen në vujatje të arestit shtëpiak dhe personat e sëmurë dhe të pamundur të cilët e kanë kërkuar atë nga komisioent komunale zgjedhore. Në entet ndërshkuese-përmirësuese në vend, gjithasejt 13, deri në orën 17:00 jehona ishte 64,69 për qind. Votuan 1.008 nga 1.558 perosnat e evidentuar me të drejtë vote. Në shtëpitë e tyre, dnërkaq, sipas informatave të para nga komisionet komunale zgjehdore, votuan 1.520 të sëmurë apo persona të pamundur nga 1.859 të regjistruarit.

Dje votuan edhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë jashtë vendit. Të paraqitur për të votuar ishin 2.694 shtetas të Maqedonisë, ndërkaq atë mund ta bënin në 33 përfaqësi diplomatike-konsullare dhe zyre konsullare të Republikës së Maqedonisë në botë. Siç kumtoi KSHZ, deri në orën 17:00, gjithsejt 985 mërgimtarë të Maqedonisë apo 36,56 për qind dolën për të votuar për pyetjen e referendumit, por në to nuk kishin hyrë ata nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Londra (gjithsejt pesë vendvotime) ku votimi nuk kishte përfunduar.

Gjatë ditës së sotme KSH do të dalë me mestarae për të dhënat nga votimi i djeshëm në përfaqësit konsullare, entet ndëshkuese-përmirësuese, si dhe për të sëmurët dhe personat e pamundur.

Pas mbylljes së votimit në orën 19:00, KSHZ rezultatet e para nga referendumi të marra me anë elektronike i publikon në mënyrë sukcesive, ndërsa rezultatet në bazë të të dhënave nga procesverbalet dhe i tërë materiali votues nga KKZ në afat prej 24 orëve pad opranimit të tyre. Rezultatet përfundimtare të referendumit KSHZ i publikon menjëherë, ndërkaq më së voni në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre. KSHZ i publikon rezultatet e referendimit në gazetën zyrtare në afat prej 15 ditëve nga dita e mbajtjes.

Deklarimin e sotëm në referedndum do ta vëzhgojnë numër rekord i vëzhguesve vendorë dhe të huaj. Numri zyrtar nga KSHZ i vëzhguesve të akredituar vendorë është 11.907, i vëzhguesve të huaj është 493, ndërsa organizatat ndërkombëtare akredituan edhe 194 përkthyes.

Krahas gazetarëve nga vendi, referendumin do ta ndjekin edhe gazetarë të huaj. KSHZ ka akredituar 83 gazetarë nga 32 mediume.