Anton Quni ka folur për listat e veteranëve mashtrues që janë publikuar ditë më parë.  Ai ka treguar se verifikimi i ushtarëve të UCK’së është bërë në bazë të aplikacioneve që janë dorëzuar.

Quni ka thënë se numri i veteranëve të UCK është rritur shumë. Ai beson se numri i veteranëve nuk mund të jetë më shumë se 15 mijë.

“ Mendoj se numri i tyre duhet të jetë kah 15 mijë. Nuk mund te jenë më shumë”, ka thënë Quni.

Ai ka thënë se selitkemi i veteranëve ka sjellë telashe, pasi sipas tij, në UCK nuk ka pasur vetëm ushtarë, por edhe personel të tjerë.