sh-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka folur për përfshirjen e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, në listat e veteranëve.

Përfshirja e ish-luftëtarëve të UÇPMB-së bie ndesh me Ligjin për veteranët, por Quni ka thënë se djemtë që kanë luftuar jashtë Kosovës duhet të shpërblehen në ndonjë formë.

Ndërsa, deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thënë se “do të shkelja ligjin kur bëhet fjalë për djemtë e UÇPMB”.