Në organizim të Shoqatës së Gjykatësve të Republikës së Maqedonisë sot në Shkup do të mbahet Punëtoria e VIII rajonale me rastin e formimit të Këshillit Gjyqësor Mediatik.

Ngjarja, siç thonë nga SHGJRM, është rezultati përfundimtar i projektit “Përforcim i rolit dhe pavarësia e gjykatësve në Republikën e Maqedonisë”- i mundësuar dhe implementuar në bashkëpunim edhe me mbështetje financiare të Ambasadës së SHBA-së në Republikën e Maqedonisë.

Punëtoria është konceptuar në dy pjesë. Paneli i parë është paraparë për seancën konstituive të Këshillit, ndërsa paneli i dytë e përfshin vëzhgimin dhe ndjekjen e gjykimeve me video pajisje, si dhe menaxhimin e proceseve të ndërlikuara gjyqësore dhe ndjekjen e krimit ekonomik transnacional.

Pas mbajtjes së seancës konstituive, nesër SHGJRM do të bëjë promovim solemn të Këshillit Gjyqësor Mediatik.