Është dërguar ftesë për disa persona për dhënie të deklaratës para prokurorit kompetent publik lidhur me keqpërdorimin e sistemit AKMIS për shpërndarjen elektronike të lëndëve gjyqësore nëpër gjykata.

Këtë për MIA-n e deklaruan nga Prokuroria themelore publike-Shkup, por thonë se nuk mund të konfirmojnë nëse sot ka pasur seancë, pas publikimit në disa mediume se sot në Prokurori janë thirrur Vlladimir Pançevski, ish-kryetar i Gjykatës penale dhe Jovo Vangellovski, kryetar aktual i Gjykatës supreme.