Paris Saint-Germain e ka ruajtur ecurinë e përkryer duke e fituar secilën prej gjashtë ndeshjeve të para në Ligë 1, pasi triumfoi ndaj Rennes në udhëtim të dielën.

Trajneri gjerman i PSG-së, Thomas Tuchel, javën e kaluar e theu rekordin e Carlo Ancelottit duke për fillimin më të mirë në ligë me gjigantin parisien, ndërsa këtë javë e zgjati atë pasi e mundi 3-1 Rennesin në “Roazhon Park”, raporton Gazeta Express.

Vendasit befasuan duke krijuar epërsinë e parë në ndeshje pas vetëm 10 minutave lojë, por falë mesfushorit të PSG-së, Adrien Rabiot që shënoi në portën e vet.

PSG-së dhe dominimit të saj në lojë iu deshën 45 minuta për të arritur të topi i barazimit, me Angel Di Marian që shënoi me një goditje të bukur nga largësia, pasi mori një top nga Julian Draxler.

Jo më shumë se një çerek lojë brenda pjesës së dytë, PSG-ja e përmbysi Rennes duke kaluar në epërsi 2-1, me golin e Thomas Meunier, pas asisit të Neymarit.

Choupo-Moting e vulosi fitoren që u duk e vështirë për parisienët rreth shtatë minuta para fundit.

Tani, PSG-ja është lidere e Ligë 1 me maksimumin e pikëve nga gjashtë javët e para, 18.

Lille mbetet në vendin e dytë me 13 sosh.

Ndërsa, Rennes renditet e 13-ta me shtatë pikë.