Gjermania është partneri kryesor ekonomik i Maqedonisë dhe ndër vendet që më së tepërmi mbështesin anëtarësimin e saj në NATO dhe BE.

Mirëpo në shënjestër të nacionalistëve maqedonas që ftojnë për bojkot në referendum, tani është pikërisht kancelaria gjermane, Angela Merkel.

Nëpër rrjetet sociale po përhapet propagandë përplot ofendime ndaj kancelares gjermane, ndaj të cilës kanë reaguar disa intelektualë maqedonas.

“Me kësisoj montazhe bojkotuesit lirdhëm në ueb faqet e tyre përhapin ofendime, urrejtje dhe frikë si metodë për sukses të bojkotit të tyre. Kurse gjysma e familjarëve të tyre punojnë dhe u dërgojnë çdo muaj para nga Gjermania, që ata të përhapin kësi lloj propagande”, ka shkruar një intelektual maqedonas.