Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë sot do të promovohet projekti për zhvillim të qëndrueshëm të barabartë rajonal.

Projekti zbatohet në bashkëpunimin me Agjencinë zvicerane për bashkëpunim dhe zhvillim.

Në ngjarje është paralajmëruar prania e zëvendëskryeministrit Koço Angjushev dhe e ministrit të Pushtetit Lokal, Suhejl Fazliu.

Angjushev paraprakisht, së bashku me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, do të mbajë fjalim në debatin publik rreth propozim ligjit për praktikanizëm.