Deri në këtë moment nuk ka shkelje më serioze gjatë votimit në referendum, përveç incidentit në oborrin e SH.F “Lazo Angellovski” në Shkup, kur një person ka sulmuar tre nëpunës policor gjatë kohës së votimit, ka deklaruar prokurori publik Xhelal Bajrami i cili është kryetar i Komisionit për ndjekjen e parregullsive eventuale në referendum.

“SPB- Shkup e ka njoftuar Prokurorinë për vepër të kryer penale, sot në oborrin e SH.F ‘Lazo Angellovski’ në Shkup në vendvotimin me numër 2708. I dyshuari është mbajtur në stacion policor. Në koordinim me PTHP- Shkup, SPB- Shkup vepron në dokumentimin e plotë të ngjarjes me çka do ta dorëzojë dokumentin e plotë me padi penale kundër të akuzuarit për ‘sulm mbi person zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë’, nga neni 383 e Kodit penal”, ka thënë Bajrami.

Me këtë rast, siç thonë nga Prokuroria, nuk është prishur procesi i votimit, as edhe ka pasur ndonjë ndikim ndaj votuesve në realizimin e të drejtës së votës. Parregullsi tjera në territorin në kompetencë të Prokurorisë publike në Shkup, nuk ka.

Në territorin në kompetencë të Prokurorisë në Gostivar, siç ka njoftuar ai deri në orën 14:40 nuk janë paraqitur parregullsi lidhur me procesin e votimit, as edhe incident më serioz që do të pengonte procesin e referendumit.

Komisioni siç ka theksuar Bajrami, ka për detyrë të ndjek të gjitha ngjarjet lidhur me procesin e zbatimit të referendumit.

“Atje ku ka indikacione për parregullsi, raportimet ndiqen deri tek Prokuroria themelore publike. Janë dhënë detyrat deri te PTHP për veprim të shpejtë, apo formimin e lëndëve dhe marrjen e gjitha aktiviteteve për konfirmimin e fakteve relevante nga e cila varet praktikimi i rregullt i Kodit penal”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Bajrami ka theksuar se komunikimi dhe koordinimi me prokurorët dhe ministrin për Punë të Brendshme zhvillohet në mënyrë permanente.